Para se Presidenca Obama të përfundojë mandatin, do të servirë një surprizë të madhe.
Shtypi ndërkombëtar shkruan se zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane janë gati për ta publikuar atë që ata dinë mbi “jashtëtokësorët”.
Steve Bassett, i vetmi lobist i regjistruar në çështjen e UFO-s në SHBA, pohoi në një deklaratë se ka qenë në kontakt me një burim të qeverisë, ku ka thënë se sekreti mbi alienët mund të dalë nga Presidenca e Obamës.
Në një deklaratë ai ka thënë se: ”Dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve të Hillary Clinton, një grup që merret me kërkimin e jashtëtokësorëve (PRG) ka marrë një mesazh nga një burim brenda bashkësisë ushtarake/të zbulimit të PRG, mbi këtë plan”.
Ky mesazh është: ”Personat të cilët janë drejtpërdrejtë të përfshirë në menaxhimin e çështjeve jashtëtokësore duan të zbulojnë nën presidencën e Obamës të vërtetën mbi ekzistencën e jashtëtokësorëve”.
Grupi kishte shpresuar që zonja Clinton do të zbulonte të vërtetën sapo tu zgjidhte Presidente. Një plan që nuk i solli fitore Clinton e që u pa si një strategji e shkuar dëm.
Deklarata vazhdon duke cituar se: ”Ajo që po ndodh këtu në PRG, është se do të zbulohet prania e jashtëtokësore ndaj popullit amerikan (dhe botës). Klintonët tani kanë një zgjedhje për ta bërë me përmasa historike. Një stuhi do të detyrojë Pentagonin dhe Shtëpinë e Bardhë për të arritur mirëkuptimin e nevojshëm të lejuar nga Barack Obama”.
Lajmi i paimagjinueshëm mund të dorëzohet që javën e parë të Janarit të 2017.
“Nuk do të ketë kohë për të përgatitur agjencitë e ndryshme qeveritare për angazhimin e medias dhe publikut. Pastaj Presidenti i ri do të shprehet me një status relativisht të qëndrueshëm dhe të organizuar pas publikimit të lajmit. Me këtë, PRG-ja do të pohojë zbulimin pas 6 janar 2017 si një opsion i përgjegjshëm i Presidencës Barack Obama”. /KJ/a.m.