Një i moshuar ka humbur jetën në Tiranë pasi banesa ku ai jetont u përfshi nga flakët. 94-vjeçari me inicialet I.Z. kisht ndezur disa kartona për tu ngrohur por humbi jetën nga asfiksia.
“Më datë 14.12.2016, rreth orës 08:05, në rrugën “Niko Avrami”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. Z., 94 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi i krijuar në brendësi të banesës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga hetimet paraprake dyshohet, se ky shtetas ka ndezur disa kartona në mes të banesës për tu ngrohur, të cilat kanë shkaktuar diegien e disa orendive të ndryshme duke sjellë më pas dhe asfiksimin e viktimës.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave./a.m.