Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek deklaron se aleancat e Brukselit me pushtetarë të korruptuar të Ballkanit për hir të stabilitetit është e rrezikshme.
Gjatë një interviste për gazetën austriake “Wiener Zeitung”, ajo deklaron se Bashkimi Evropian nuk duhet të bëjë të njëjtat gabime siç ka bërë me shtetet e Afrikës Veriore.
Politikania nga radhët e të Gjelbërve të Austrisë, ajo kritikoi qëndrimin e ministrit të Jashtëm austriak Sebastian Kurz, i cili ka mbështetur politikanë në Ballkan si kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski me synim mbylljen e shtegut të refugjatëve.
E pyetur për zgjedhjet në Maqedoninë dhe fitimin e zgjedhjeve nga VMRO-DPMNE, parti që ka qeverisur vendin vitet e fundit, Lunacek tha se ky shtet është duke u shndërruar në problem për Ballkanin dhe BE-në.
Arsyeja e parë sipas saj, është çështja e emrit, duke shtuar se kishte kërkuar që BE-ja të bënte më shumë presion ndaj Athinës për të gjetur një zgjidhje.
Lunacek tha se BE-ja duke e përafruar këtë vend, do të pengojë politika ultra nacionaliste të Nikola Gruevskit.
Ajo tha se qeveritë e Ballkanit duhet të angazhohen për më shumë progres s’e çka pasur deri më tani, në lidhje me sundimin e ligjit, lirinë e medias, pakicat dhe të drejtat e grave, përgatiti Express. (b.an)