Në përfundimet e vendeve anëtare të BE-së për Shqipërinë, flitet edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje.
Tensionet e kohëve të fundit më Greqinë duket se kanë lënë gjurmë edhe në përfundimet e vendeve anëtare për Shqipërinë.
Kjo gjë vërehet në paragrafin e fundit.
“Këshilli mirëpret vazhdimin e angazhimit konstruktiv në bashkëpunimin rajonal dhe nënvizon rëndësinë për të siguruar marrëdhënie të mira të fqinjësisë, çka është thelbësore. Veprime apo deklarata të cilat ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore, duhet të shmangen”, thuhet në këtë paragraf./tema/a.k