Mesa duket Basha nuk do ndalet së lobuari kundër çeljes së negociatave BE-Shqipëri.
Sot grupimi CDU-CSU ka përsëritur mesazhet e mekta anti-integrim, natyrisht me lobim nga Tirana.
Kur e pa që Merkel e përgenjeshtroi emisarin e Bashës, kur e pa që parlamenti gjerman skishte asnjë fjalë në rekomandimin e komisionit, kur e pa që ministrat e jashtëm të BE-së mbeshtetën plotësisht raportin e komisionit evropian sipas të cilit Shqipëria ka bërë progres dhe i vetmi kusht për celjen e negociatave është Vetingu, Basha sërish nuk u gëzua. Nuk u gëzua që Shqipërisë po i hapet drita jeshile për anetarësim në BE, por përkundrazi. Në hidhërim e sipër nga njëra anë mban peng Vetingun me gjykatën kushtetuese, nga ana tjetër nxorri sërish skifterin e tij gjerman për të sulmuar Shqipërine përmes deklaratës së fundit.
Specifikisht, si më poshtë:
“I rëndësishëm është sundimi i ligjit dhe funksionimi i mirë i parlamentit, qeverisë dhe administratës publike. Gjyqësori të jetë i pavarur nga ndikimet politike. Në listën e prioriteteve është reforma zgjedhore, depolitizimi i administratës, të drejtat e pronësisë dhe respektimi i te drejtave te njeriut” thuhet në deklaratën e grupimit CDU-CSU në Gjermani, ku Basha lobon fort./LEXO.AL/