Jo të gjithë prindërit mund ta kenë këtë mundësi. Nëse keni dëshirë të lindni binjakë fillimisht duhet të hetoni në lidhje me historinë tuaj familjare si dhe të kuptoni se cilat janë metodat apo faktorët që ndikojnë në rritjen e mundësisë për të ngjizur binjakë.
Historia e familjes tuaj
Këtë duhet ta kërkoni në familjen tuaj dhe jo të bashkëshortit tuaj, pasi mundësinë për të prodhuar vezë e keni ju dhe jo ai.
Stili i jetesës
Nëse jeni grua që keni konsumuar më shumë një dietë me pak yndyrë dhe shumë perime keni më pak mundësi për të ngjizur binjakë krahasuar me një grua që ka konsumuar për shembull qumësht me yndyrë të plotë.
Numri i fëmijëve që tashmë keni
Sipas ekspertëve edhe numri i fëmijëve që tashmë keni ndikon në rritjen e mundësive për të ngjizur binjakë (sa më shumë fëmijë aq më të larta do të jenë mundësitë). Gjithashtu në këtë ndikon edhe aftësia juaj për të ovuluar, pra nësenë shtatëzanitë e mëparshme keni ngelur shpejt, keni një ovulim të mirë dhe për pasojë më shumë shanse për binjakë.
Mosha e nënës
Zakonisht mosha që favorizon më tepër ngjizjen e binjakëve është ajo midis 30 dhe 40, kjo pasi gruaja në këtë moshë mund të lëshojë më shumë se një vezë në muaj.
Fertilizimi In Vitro (IVF)
Kjo është një metodë që favorizon së tepërmi mundësinë për të ngjizur binjakë, duke qenë se gruas i jepen shumë medikamente që stimulojnë ovulimin dhe prodhimin e vezëve.