Energjia elektrike pranë zonës së Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” është stakuar, për shkak të mbingarkesës.
Lajmin e bën të ditur OSHEE, e cila sqaron se në zonën pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit energjia elektrike është stakuar pasi ka patur mbingarkesa në distribuimin e energjisë elektrike.