Ish-mbrojtësi i kombëtares tonë si dhe aktualisht lojtari titullar i Prishtinës në kampionatin kosovar ka marrë një çmim tejet të rëndësishëm për karrierën e tij.
Në ceremoninë e 25-vjetorit të Federatës Ukrainase të Futbollit, Dallku është vlerësuar me çmimin “Mjeshtër Sporti”.
Faktin e ka publikuar vetë mbrojtësi nëpërmjet fotove në faqen e tij të Facebook. Kjo është një arritje tepër e rëndësishme kur vjen puna për vlerësimet që u bëhen shqiptarëve nga vendet e huaja.
Armend Dallku ka debutuar në 2005-ën me kombëtaren shqiptare dhe që prej atij viti deri në sezonin e shkuar, është aktivizuar edhe me ukrainasit e Vorskla Poltava, karriera e të cilit nuk mbeti pa u vlerësuar, përgatiti Koha. (b.an)