Kolegji administrativ i Gjykatës së Lartë rikthen për gjykim në Gjykatën e Apelit çështjen e pronësisë të ish-hotel Vollgës në qytetin e Durrësit.
Ankimimi në këtë Gjykatë është bërë nga kompania “Saudi Brothers”, e cila ka paditur Hipotekën e Durrësit, e cila e kishte regjistruar pronën në emër të Zanmir Hasës.
Ndërkohë po i njëjti kolegj ka lënë në fuqi masën e sekuestros për llogari të prokurorisë së Durrësit për këtë pronë për llogari të hetimeve të nisura se si u tjetërsua pronësia e ish-hotel Vollgës.
Shqiptarja/d.i.