Ishte i fundit që nuk e dinte çfarë i kishte ndodhur Chapecoenses. Tani edhe mbrojtësi Helio Hermito Zampier Neto, nga të gjithë i njohur si Neto, i mbijetuari i fundit nga tragjedia ajrore e 29 nëntorit, e ka mësuar se çfarë ka ndodhur.
“Një natë më parë kishte parë ëndërr sikur avioni ishte rrëzuar”, tregon Carlos Mendonca, mjeku i klubit, i cili kujdeset për të mbijetuarit. “Orët e fundit vendosëm t’i tregonim të vërtetën, sepse kishte shumë plagë dhe po fillonte të dyshonte për diçka. Ramë dakord me psikologen dhe i folëm për dy orë”.
“Ndoshta kur të mundet do t’ua thotë vetë, një ditë para katastrofës kishte parë ëndërr sikur avioni ku ndodhej po binte, aq sa i kishte thënë edhe gruas se nuk donte të udhëtonte. Ankthi i tij u bë realitet, por është djalosh i fortë dhe do ta marrë veten”.
Gds/d.i.