Kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen ÇEZ taulant Balla reagoi pas seancës dëgjmire zhvilluar me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Balla tha se Berisha nuk kreu detyrimin e betimit dhe dëshmia mund të cilësohet e pavlefshme. Megjithë atë sipas Ballës kjo do të përcaktohet nga shërbimet e Kuvendit.
“Kur nuk bëhet betimi, dëshmia është e pavlefshme, megjithë atë këtë e përcaktojnë shërbimet. Siç e kisha thënë, do vijë si Çeçoja, erdhi zotëria, kjo është forca e ligjit. Kjo dosje që ka ky komision është shumë e rëndësihme. Kemi fakte që e lidhin Sali Berishën me këtë aferë që u ka kushtuar shqiptarëve 419 milionë euro, Ju e patë se sa frikacak ëhstë ky njeri të dalë para drejtësisë dhe të dëshmojë lidhjet e tij me këtë aferë korruptive”, tha Balla.
Më tej ai pati edhe një paralajmërim për ish-ministrat e qeverisë Berisha.
“Ky është fillimi i i një ere ndryshimi në drejtësinë shqiptare. Ky është modeli, se si të thirret Sali Berisha dhe çdo ministër i tij për korrupsionin e bërë në qeverinë e tyre Këtë u desh ta merrnim me forcë. Kështu do dëshmojnë të gjithë ministrat e tij për korrupsionin që kanë bërë”,- sqaroi Balla.