Mali i Zi ka mbështetje të madhe në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Kongres, dhe unë pres që ratifikimi do të bëhet shpejtë, por në aspektin global kurrë nuk i dihet, thotë analisti kroat, Davor Gjenero.
Senati amerikan në seancën, në të cilën është miratuar rezoluta e buxhetit për financimin e qeverisë deri në fund të prillit, nuk ka diskutuar Rezolutën e Senatit për ratifikimin e Protokollit të Pranimit me Malin e Zi në NATO. Në Senatin e Shteteve të Bashkuara pardje nuk kishte unanimitet për ratifikim, që ishte i nevojshëm për shkak të procedurave të shpejta vendimarrëse, prandaj votimi nuk ka ndodhur. Dy senatorë republikanë kishin vërejtje të caktuara gjatë debatit, raporton RTV i Malit të Zi.
Gjenero thekson se vjen nga një vend ndaj të cilit Protokolli i anëtarësimit në NATO-s i është bërë me aklamacion pa debat, por poashtu kujton shembullin e Maqedonisë, e cila i ka plotësuar të gjitha kërkesat, por ende është në pritje për anëtarësim qe disa vjet.
“Kur flasim në përqindje, nëntëdhjetë për qind e procesit ka perfunduar, por është një rrezik prej dhjetë për qind që rrjedhë nga fakti se nuk e dimë se çfarë do të jetë politika e administratës së re amerikane”, tha Gjenero. Ai shpjegon se janë disa gjëra që duhet pasur kujdes.
“Së pari, ne nuk e dimë se çfarë do të jetë politika e presidentit të ri amerikan për Aleancën. Ju e dini sa skeptik është Trump ndaj NATO-s për arsye të financimit. Shumë shtete nuk kanë buxhet të mjaftueshëm ushtarak dhe këtu ai ka paralajmëruar ndryshim., Trump, në fushatë, disa herë ka deklaruar se të gjithë ata që nuk e paguajnë çmimin e anëtarësimit në Aleancë, nuk mund të mbështeten në përfitimet e sigurisë kolektive. Një gjë tjetër është se në Ballkan tani po krijohet një presion i fortë rus.
Dhe tani vjen Rusia me konceptin e krijimit të katër shteteve neutrale, duke përfshirë Malin e Zi – pothuajse anëtare e Aleancës dhe Maqedonisë, e cila i ka plotësuar të gjitha kërkesat, por nuk po hyn për shkak të një mosmarrëveshje me emrin. Shembulli i Maqedonisë është një turp i madh për NATO-n “, tha Gjenero, përgatiti “Express”. (b.an)