Në Kamëz mund të gjesh gjithë botën. Kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, i ka shumë përzemër qytetet e botës dhe deri më sot kemi parë që rrugët e Kamzës mbajnë emrat e një sërë qytetesh nga bota.
Por, Mziu nuk mjaftohet me kaq për të treguar dashurinë e tij. Emri më i ri që ka marrë një rrugë së fundmi, është “Banka Botërore”. Fotoja po bën xhiron në rrjetet sociale.
Tani jemi në pritje të rrugës “FMN”, “ODHIR”, “UNICEF” e të tjera institucionesh ndërkombëtare .