Keni kohe qe ”rregjeni” duke folur per te drejtat e shqiptareve ne Fyrom kur ne fakt keni punuar vetem kunder interesave te tyre. Keni blere e shitur vota, interesa, keni masakruar, ushtruar presion, shkarkuar e emeruar shqiptare ne emer te xhepave tuaj. Jeni ndare e shperndare aq shume sa keni humbur mandate, keni humbur mundesi, keni humbur shansin per te imponuar qe ne fillese Kryeministrin tuaj, Kryeministrin tone shqiptar ne Fyrom !
Nuk mundem te kerkoj fajtor askerrkund perveç jush, sepse ju jeni fajtoret e vertete, ju qe ngerdhesheni per flamur, por qe po ate flamur e shkelni, e perçudnoni e hidhni tej, per ca poste ne qeveri, per ca kacidhe ne kontot e fryra bankare.
Nuk denjuat kurre te uleni e te mendoni per shqiptaret, te bashkoheni ne emer te interesit te tyre , te imponimit te nje drejtuesi shqiptar qe ne nisje te gares ( sepse ne kushtet e nje rivaliteti te tille mundesite ishin reale) ! Aq shume u çate sa humbet mandate ne parlament, kur mund te kishit shfrytezuar rivalitetin mes Vmro – Lsdm per te faktorizuar voten e shqiptareve duke i detyruar te dyja keto forca qe te kerkonin mbijetese permes nje Kryeministri shqiptar . E mendoni dot ”te dashur” tradhetare ? Nje kryeminister shqiptar per Shkupin, per Manastirin, per Tetoven, Gostivarin, Kerçoven, Dibren e madhe ,Ohrin, Strugen , Prilepin, Kumanoven e kudo…
Lsdm ka fituar ne zona tradicionalisht shqiptare duke shfrytezuar kandidate shqiptare. A nuk ju vjen turp , juve krereve te partive politike shqiptare ? Keni falur, trafikuar, shitur vota shqiptaresh, ne dem te shqiptareve,e tani po falni e shisni edhe vete qytetaret !!
Ju nuk kerkoni me shume punesim per shqiptaret, nuk kerkoni me shume investime, me shume pjesemarrje, me shume angazhim, me shume te drejta. Nuk kerkoni nje arsim me cilesor, e gjithçka u takon si nje popullesi autoktone !! Shqiptaret gjithnje e me shume po largohen nga ky vend sepse nuk kane asnje mundesi . Kjo eshte e vetmja zgjidhje qe ju u keni lene .
Kurre nuk keni kerkuar te mbyllni gropen e madhe qe ka boshatisur zona te tera tradicionalisht shqiptare siç jane Shkupi, Manastiri , Ohri e keshtu me rradhe… E pra ne keto qytetete faktori shqiptar po shuhet !!
Ju nuk jeni shqiptar ! Ju jeni gjithçka perveçse shqiptar, edhe emer eshte e veshtire t’ju vesh… Sot eshte nje dite e zeze qe tregon edhe njehere se ç’mund te beje nje politike e shitur dhe e blere si rrobe pa vlere, se ç’mund te bejne ca njerez te veshur me pushtetin e parase e te dhunes, me pushtetin e konfliktit e mashtrimit, me pushtetin e manipulimit e mbi te gjitha te tradhetise !!! Po ju jeni tradhetare !!! E ftoj çdo shqiptar ne Fyrom t’ju quaje te tille, Tradhetare !!!
Pse duhet ta kerkojme fajin tek te tjeret , kur faji eshte brenda tek ne , tek ju qe s’doni t’ja dini per asgje …
PS : Shpetoni vetem ne nje menyre. Vraponi te bashkoheni menjehere e ti impononi njeres apo tjetres pale qeveri me kushtet tuaja, ose mos pranoni bashkepunim pa marre postin me te larte e jo thjesht ca portofole ministrore pa vlere !! Kjo eshte zgjidhje !! Gjithçka tjeter eshte tradheti !!