Shorti i raundit të parë me eliminim direkt do të hidhet sot në orën 12:00 në selinë e e UEFA-s në Nyon. Në vitet e fundit, vështirë të ketë patur më tepër kureshtje, për shkak se ka një balancë të madhe midis dy vazove, për shkak të pranisë së Real Madrid e Bayern Munih, plus Manchester City këtë herë i drejtuar nga Guardiola, në vazon e vendeve të dyta.
Në vazon e parë janë skuadrat fituese të grupeve: Arsenal, Napoli, Barcelona, Atlético Madrid, Monaco, Borussia Dortmund, Leicester City, Juventus.
Në vazon e dytë, janë skuadrat që u renditën në vendin e dytë në grupe: Paris SG, Benfica, Manchester City, Bayern München, Bayer Leverkusen, Real Madrid, Porto, Sevilla.
Nuk ka ndryshim të rregullave që ekzistojnë prej vitesh për shortin e 1/16, skuadrat që janë renditur të parat do të ndeshen me skuadrat e renditura në vendin e dytë, me ndeshjen e kthimit në fushën e fituesve të grupeve. Nuk mund të përballen skuadra nga i njëjti vend dhe ato që kanë qenë në një grup në fazën e parë.
Edhe këtë sezon, raundi i 1/16 do të shtrihet në një periudhë kohore prej një muaji. Takimet e para do të luhen më 13/14 dhe 20/21 shkurt. Kthimi do të jetë më 6/7 dhe 13/14 mars.
d.i.