Pas fitores në festivalin “Kënga Magjike” Rozana Radi është shfaqur publikisht me të dashurin e saj Shpëtim Karakushi. Gjatë natës finale të festivalit Rozana u shpreh se e ëndërronte prej kohësh trofeun, ndërsa fitoren iu kushton prindërve të saj që kanë ndërruar jetë.
Ajo që ra në sy pas përfundimit të spektaklit është fakti se Rozana Radi menjëherë shkoi pranë partnerit të saj me të cilin kanë 3 vite të lidhur dhe bashkëjetojnë prej 2 vitesh. Parteri i saj Shpëtim Karakushi është prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.
Rozana Radi gjithmonë ka preferuar të ruajë marrëdhëniet personale nga mediat, por emocionet e fitores kanë bërë që t’i përjetojë me partnerin.
BW/d.i.