Ka qenë një gabim amator i pilotit ai që më herët gjatë vitit çoi në një incident ajror në Taivan, me avionin që humbi kuotë, preku me një krah autostradën dhe përfundoi në një lumë.
Top Channel raporton se në këtë përfundim kanë arritur hetuesit e Entit rregullator të aviacionit në Taipei, sipas të cilëve piloti kishte fikur gabimit motorin në funksion, pasi kishte humbur fuqi.
Të paktën 43 persona humbën jetën kur avioni, lloji i të cilit mund të fluturojë vetëm me 1 motor, ra në lumë. Në kutitë e zeza të mjetit fluturues është gjetur një material audio ku piloti dëgjohet të thotë: “Mos, lëviza valvulën e gabuar”.
Gjithësesi, ky nuk është shkaku kryesor i incidentit. Të dhënat janë publikuar në kuadër të hetimit që autoritetet nisën disa ditë pas incidentit.