Chelsea është skuadra e vetme në histori të Premierligës që arrin nëntë e më shumë fitore me radhë për pesë sezone. “Blutë e Londrës” kanë vazhduar me formën e mirë edhe në xhiron e 15’të të Premierligës.
Chelsea i Contes fitoi 1:0 në “Stamford Bridge” fal golit të Diego Costa, duke marrë kështu pikët e plota nga ky takim, shkruan Gazeta Express.
Kjo ishte fitorja e nëntë për “Blutë e Londrës”, të cilët vendosën rekord të ri në Premierligë.
Kjo është hera e pestë për Chelsean që arrin nëntë e më shumë fitore më radhë në Premierligë, diçka të tillë nuk e ka bërë asnjë skuadër, bën të ditur “OpaJoe”. (b.an)