Majko i është përgjigjur akuzave të opozitës për manipulim të zgjedhjeve. Në fjalën e tij, Majko tha se nëse zgjedhjet do të ishin manipuluar, PD do ta kishte hedhur kuvendin në erë.
Nga ana tjetër, majko theksoi se këto ishin zgjedhje të mira, duke i kujtuar PD-së se në fund të numërimit në njësinë nr.5, të gjithë bashkë, PS e PD bënë një foto.
“Nëse do të ishin të gjitha të vërteta pretendimet tuaja, atëherë ju sot do ta kishit hedhur në erë Kuvendin.
Kjo ka të bëjë me një reflektim për rezultatin.
Unë mendoj se katër vjet kalojnë shpejt.
Me pak durim, gjërat do të ecin mirë. Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë mjaft të mirë.
Ju kujtoj se kur mbaroi procesi i numërimit në Njësinë nr. 5 në Tiranë, të gjithë së bashku, edhe me komisionerët e PD-së, bëmë një fotografi të përbashkët.
Megjithatë unë them se ka patur disa probleme”, tha Majko.