Presidenti i zgjedhur Donald Trump, në një intervistë për “Fox News Sunday”, e quan “qesharak” raportin e CIA-s për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje për të përkrahur Trump.
Ai e quan vlerësimin e CIA-s “justifikim” të shtyrë nga demokratët e mërzitur.
“Çdo javë ka një justifikim të ri. Ne patëm një fitore masive dërrmuese në zgjedhje”– u shpreh Trump, teksa foli gjatë për procesin e përzgjedhjes së tij të kabinetit.
Së shpejti Trump do të njoftojë edhe sekretarin e tij të zgjedhur të shtetit. Ai u zotua gjithashtu për të “pastruar” dhe të “aktivizuar” agjencitë qeveritare.
Presidenti i zgjedhur i SHBA, u shpreh se duhet të qëndrojmë të kujdesshëm për të mos kritikuar mbi analizën agjencive të fshehta të informacionit për ndërhyrjet e huaja në zgjedhje, ai nuk e pranon vlerësimin e CIA-s deri tani.
“Askush nuk e di dhe është shumë interesante. Pasi ata hack- era nuk kanë asnjë ide nëse kjo është Rusia apo Kina apo dikush tjetër. Mund të jetë dikush i ulur në një shtrat ndonjë vend që ka synim të minojë besimin në sistemin e ri qeverisës”, u shpreh ai, raporton shqiptarja
Gjithashtu ai theksoi se në agjencitë e inteligjencës gjenden individë të lidhur me qeverinë ruse, me Komitetin Kombëtar Demokrat, si dhe me Hillary Clinton, John Podesta dhe zyrtarët e Kremlinit drejtojnë gjithë aktivitetin.