Fushat e Dropullit në Gjirokastër, dikur prodhueset më të mëdha të misrit, sot janë të paktë fermerët që merren me këtë kulturë.
Sipas fermerëve, braktisja e tokës ka ardhur si pasojë e mungesës së subvencioneve dhe mbështetjes nga drejtoria e bujqësie. Ata thonë se një pjesë e konsiderueshme e misrit kalbet në depo, pasi nuk ka treg shitje.
Fermerët: Fitimet e mëdha nuk janë. Është qiraja, plehrat që na vrasin, transporti. Çmimi sivjet ka rënë. Mos na futet nga jashtë, të shitet ky i yni.
-Misrin e kemi shumë të mirë.
Të kontaktuar, specialistët në drejtorinë e bujqësisë në Gjirokastër thonë se skemat e subvencionit kanë lënë jashtë fermerët sepse ata duhet të organizohen e të aplikojnë për projekte.
Ndërkohë, në të gjithë qarkun e Gjirokastrës kultivohen rreth 900 hektar misër, por me shume se gjysma mbeten stok në magazina./oranews/a.k