Lajm i mirë dhe fitore e shqiptarëve! Për deputetin socialist Ervin Bushati opinioni i Komisionit të Venecias mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve tregon se reformat janë në rrugën e duhur.
Bushati: Komisioni i Venecias thotë se të gjithë reformat kushtetuese dhe gjithë të tjerat, janë në rrugën e duhur dhe në fakt kjo ka të bëjë edhe me stabilitetin politik.
Ndërsa qëndrimet e opozitës ndaj ligjit, për anëtarin e mazhorancës ishin penguese dhe qesharake.
Bushati: Vetëm sa vonojnë zhvillimin ekonomik, integrimit në Evropë në mënyrën më infantile apo qesharake që mund të bënte një opozitë.
Vetë opozitën e djathtë , Bushati e cilëson të dobët dhe për shembull përdor debatin për buxhetin
Bushati: Nuk duhet të na gëzojë fakti që një opozitë e dobët bën një qeverisje më të mirë. Një opozitë e dobët bën një qeveri më të dobët. Unë do të doja që opozita të ishte më e fortë, të kundërshtonte më shumë për buxhetin, të kishte më shumë për argumentin. Në komisione thuajse kanë qenë intekzistent. Seanca plenare është shou dhe kuptohet që bëjnë lojëra politike.
Në debatin për ekonominë, Bushati i bashkohet mendimit se ajo rrezikohet vetëm nga politika./Ora