Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka marrë një letër falenderimi nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes z.Ash Carter.
Sekretari i mbrojtjes vlerësoi lidershipin e ministres Kodheli në përpjekjen e saj për të modernizuar dhe të rritur kapacitetet e Forcave të Armatosura Shqiptare si dhe siguroi mbështetjen e SHBA-ve në këtë proçes.
Ai gjithashtu shprehu falenderimet e tij sa i takon konsultimeve bilaterale në fushën e mbrojtjes të zhvilluara në maj të ketij viti mes dy institucioneve./panorama/a.k