Kjo që ka ndodhur ditën e sotme në stadiumin “Zeqir Ymeri” mund të cilësohet pa frikë “çudi shqiptare” në fushën e blertë. Teksa luhej ndeshja Kukësi-Flamurtari, një situatë e çuditshme ka ndodhur në fund të sfidës. Në minutën e 92-të, arbitri Olsi Sokoli ndaloi lojën dhe tentoi të nxirrte kartonin e kuq, pasi Alvesh bëri faull në hyrje të zonës së Kukësit.
Për gjyqtarin që mbante në dorë kartonin e verdhë, ky ishte faull, por pas protestës së lojtarëve të Flamurtarit, ai u tërhoq. Me sa duket lojtarët kanë detyruar arbitrin të tërhiqet, dhe të fusë në xhep kartonin e verdhë, i cili do të ishte i dyti për Alvesh. Nëse do të jepej ky karton i dytë, atëherë për Alvesh do të ishte një karton i kudh një mungesë në ndeshjen e radhës kundër Partizanit. Megjithatë, protesta e lojtarëve e shmangu një situatë të tillë, duke shkaktuar çudinë e radhës në kampionatin shqiptar, pasi arbitri futi sërish në xhep kartonin e verdhë.
ma.me