Në operacionin e NATO-s në Afganistan, “Resolute Support Mission” do jenë të pranishëm edhe ushtarakë shqiptarë, mes të cilëve edhe 2 femra.
Forcat e Armatosura nisën kontingjentin e parë të batalionit të dytë të këmbësorisë, i cili do të shërbejë në Herat, nën komandën e forcave të armatosura italiane. Pak ditë më parë një kontingjent i Policisë Ushtarake u nis në Kabul.
“Shqipëria ka një vend të respektueshëm, të njohur dhe me vlerësimet më pozitive. Shqipëria mbetet shpresëplotë dhe e palëkundur të vijojë bashkëpunimin me Italinë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Një tjetër projekt i madh që jemi duke përfunduar me Forcat e Armatosura italiane, është dhurimi i armatimit model NATO, që për vitin 2017, do të plotësojnë të gjitha nevojat e Forcave tona të Armatosura”, tha minsitrja Mimi Kodheli.
Ushtarakët shqiptar do të shërbejnë në Komandën e Trajnim – Këshillimit dhe Ndihmës në Herat të Afganistanit, për një periudhë 6 – mujore, nën përgjegjësinë italiane./ma.me