Një fëmijë u plagos rëndë mëngjesin e së shtunës në qendër të Tiranës pasi u përplas nga dy automjete. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Kafe Flora” në hyrje të rrugës së Durrësit.
Pas kryerjes së ekerpstizës, rezulton se fëmija u përplas nga dy automjete.
Drejtuesi i njërës prej makinave qëndroi në vendngjarje dhe po merret në pyetje. Ndëkrohë, drejtuesi i makinës së dytë që i dha edhe goditjen më të fortë fëmijës, duke e shtrirë në tokë pa ndjenja, u largua me shpejtësi.
Bëhet fjalë për mjetin me targa TR 9774 G. Nuk përjashtohet fakti që targa të jetë e falsifikuar. Aktualsiht policia po vijon kërkimet për gjetjen e personit dhe vënien e tij në pranga. Fëmija në momentin e aksidentit kishte dalë si çdo ditë për tregtimin e çamçkëzëve dhe fasoletave.
/a.m.