Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç shpreson që në vitin 2022, Serbia do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.
“Shpresoj se Serbia do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2022, kurse i sigurt jam që do të bëhet anëtare para vitit 2025”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për zviceranen “Blick”, transmeton Koha.net.
Ai u pyet nëse do t’i prijë Serbisë në futjen e saj në BE, ai tha se nuk do ta bëjë. “Ne e kemi përgatitur terrenin për BE. Ekonomia po rritet, deficit nuk ka.
Jam i kënaqur me kët. Unë s’kam nevojë për pushtet, por një ditë, populli do ta vlerësojnë punën time”, ka shtuar Vuçiç.
Serbia në kushtet për t’u futur në BE, ka edhe heqjen dorë nga Kosova dhe pretendimet e saj në Kosovë, saktësisht Kapitulli 35-të, që vazhdon të jetë më problematiku për ta. (b.an)