Me 16 vjet burg u dënua shqiptari i akuzuar për vrasjen e ish-policit italian, Canozzi Ugo, 82-vjeç. Mediat italiane raportojnë se 27-vjeçari u gjet fajtor për vrasjen e italianit, i cili u gjet i vdekur, i lidhur këmbë e duar poshtë mbulesave në shtratin e tij në Castagnola në Minucciano, në 15 janar të vitit 2013.
Shqiptari ishte pjesë e një bandë kriminale që kryenin grabitje nëpër banesa. E këtë radhë ishte fati i keq i të moshuarit italian, që mbeti i vdekur.
Shqiptari në sallën e gjyqit i ka kërkuar falje familjarëve të ish policit që atë që ndodhi. Ai donte të fliste vetë dhe u ndihmua nga përkthyesi në gjyq.
“Kërkoj falje për krimin e tmerrshëm, i kërkoj falje djalit dhe familjarëve të viktimës. Unë erdha në Itali që të kryej dënimin për veprën e kryer”-tha shqiptari, i cili u arrestua në maj të 2016 nga policia e Fierit për herë të dytë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Por në fakt mediat italiane, pikërisht duke iu referuar arrestimit të tij shkruan se nuk kishte asnjë pendesë te ai, pasi nuk mori asnjë avion të kthehej vullnetarisht, por ishte policia që e arrestoi pasi ishte person i shpallur në kërkim shkruan panorama.
Sipas medias italiane, 1 vit më parë, ai u arrestua për qëllime ekstradimi, por iu gjet drogë gjatë kontrollit fizik. Kjo u bë shkak për një hetim të ri ndaj tij dhe u pezullua urdhri i ekstradimit.
Pak kohë më pas, më 18 Janar, ai përfitoi nga amnistia, sipas medias italiane dhe pas kësaj policisë iu desh të rinisnin kërkimet për të shumëkërkuarin për llogari të drejtësisë italiane./a.m.