Këngëtari i dashur për publikun shqiptar Al Bano ka shpëtuar mrekullisht pas dy sulmeve që pësoi në zemër. Ai po kryente prova për koncertin e Kritshlindjeve në Romë teksa u ndje keq. Ai kaloi dy atakë kardiakë para se të transportohej me urgjencë në spital. Pas një ndëryrjeje prej 3 orësh ai kaloi rrezikun. Al Bano ka reaguar shkurt teksa tha “tani jam mirë”.
“Dëgjoja gjithçka bisedonin mes tyre mjekët në sallën e operacionit thotë më tej këngëtari.
Sulmi i parë ndodhi rreth orës 18, dhe një goditje e dytë kardiake në orën 20 kur edhe u transportua në spital me urgjencë.
Plot 3 orë zgjati ndërhyrja që i shpëtoi jetën këngëtarit të famshëm që nuk kursen as batutat: “doja të flisja me mjekët, të shkëmbeja batuta”.