Një fëmijë i moshës rreth 10-11 vjeçare u aksidentua në Tiranë paraditen e së shtunës. Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të Tiranës, në vendin e njohur si “kafe Flora”.
Fëmija sipas dëshmive u përplas me forcë nga një automjet duke e lënë të shtrirë në tokë. Siç shihet edhe nga pamjet fëmija duket pa ndjenja në tokë ndërkohë kalimtarët mundohen t’i vijnë në ndihmë.
Fëmija tregtonte çamçakëza dhe fasoleta në rrugët e kryeqytetit./a.m.