Rikthehen grabitjet e armatosura në banesa. Tre persona me maska janë futur në banesën e një shtetasi në Paskuqan ku kanë braktisur, para, disa sende me vlerë dhe një automjet të cilin e kanë braktisur.
“Më datë 10.12.2016, rreth orës 02:56, në Paskuqan 2, pranë një karburanti, tre persona të dyshuar të armatosur me armë zjarri, kanë hyrë në banesën e shtetasit K. P.
Këta shtetas, kanë kontrolluar banesën dhe kanë vjedhur, tre aparate telefonik, shumën monetare prej 32.000 Lekë dhe automjetin tip “Volksëagen”.
Rreth orës 03:50, automjeti është gjendur i braktisur tek diga e liqenit në Paskuqan.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, bën me dije policia./a.m.