Policia në aksion për kapjen e Klement Balilit. Mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit dhe forcat e lëvizshme operacionale, të ndihmuar nga efektivët e Sarandës dhe të Gjirokastrës kanë nisur operacionin për prangosjen e Balilit, pagëzuar nga mediat greke si ‘Eksobari i Ballkanit’.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se “Në Sarandë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontroll me urdhër të Krimeve të Rënda në kompleksin ‘Santa Quaranta’ dhe në disa prona e banesa te tjera të Klement Balilit”.
Në sitë do të kalojnë gjithë bizneset e Balilt, banesa dhe gjithë vendet e dyshuara ku mendohet se ai mund të strehohet.
Mësohet gjithashtu se kontrolli do të shtrihet edhe në Delvine e zonat përreth.
Kontrollet janë bërë në orët e para të mëngjesit, në kuadër të hetimit që ka nisur për përfshirjen e tij në trafik ndërkombëtar të drogës dhe vijnë fill pas ardhjes së dosjes nga Greqia në adresë të tij.
Deri tani nuk është gjetur as biznesmeni i akuzuar dhe kërkuar dhe as ndonjë send i paligjshëm./a.m.