Institucionet e pavarura e kanë fituar betejën kundrejt Qeverisë. Gjykata Kushtetuese u ka dhënë të drejtë atyre, në refuzimin për t’iu bindur një rregulli qeveritar për t’iu nënshtruar procesit të klasifikimit të vendeve të punës, shkruan Koha Ditore.
Kushtetuesja, në një vendim që e ka publikuar të enjten, ka gjetur se, në raport me institucionet e pavarura, Qeveria ka shkelur nene në dy kapituj të Kushtetutës.
“Qarkorja administrative nr. 01/2016 për klasifikimin e vendeve të punës dhe Katalogun e vendeve të punës në Shërbimin Civil, e nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike, në tërësi cenon pavarësinë e institucioneve të pavarura të parapara me Kushtetutë, dhe është jokushtetuese në raport me ato institucione të pavarura”, thuhet në verdiktin e gjykatës. (b.an)