Një video tmerruese në të cilën pretendohet se është filmuar një sulm nga një fantazmë ndaj një gruaje është bërë sëfundmi publike.
Në pamje dallohet një grua e cila ndodhet në ambientet e ngrënies së një hoteli, e ndërsa ajo është duke u marrë me telefonin karrigia pranë saj lëviz dhe gruaja zhvendoset e tmerruar.
E sikur të mos mjaftonte vetëm kjo lëvizje ajo çfarë ndodh më pas është akoma edhe më tmerruese. Papritur duket se diçka e tërheq gruan dhe një tavolinë e shumë karrige fluturojnë në ajër duke e vënë atë në rrezik.
Pasi ringrihet në këmbë gruaja rrëzohet sërish. Në shumë komente aludohet se ajo është goditur nga fantazma, e nga të tjerë se ka humbur ndjenjat nga situata tmerruese e krijuar.
Ngjarja e filmuar nga kamerat e sigurisë në një hotel në Malajzi janë publikuar nga Mark Vernon, një personazh për ata që besojnë tek fantazmat. Vernon ia ka dedikuar jetën e tij kërkimit për prova se fantazmat ecin mes nesh.
https://www.youtube.com/watch?v=mQuYBhT5Vdk