Asokohe u fol për një tragjedi në Kanalin e Otrantos, teksa këtë teori e përforcoi më shumë edhe gjetja në brigjet italiane e trupit të pajetë të Sulejman Çokut, një prej 32 personave që ishin nisur së bashku për në emigrim.
Familjarët e tyre ndërkohë janë të bindur se hije të forta misteri mbulojnë këtë histori, ndërsa apeli i tyre për zbardhjen e kësaj ngjarjeje ka rënë në vesh të shurdhër.
Televizioni Report Tv ishte në familjen e Fatos Beqas një prej 32 dibranëve që rezulton i zhdukur.
Familja e tij në Maqellarë të Dibrës ka humbur shpresat tek shteti shqiptar, ndërsa prej vitesh qarkullon një lajm se shumica prej 32 dibranve të zhdukur asokohe, janë gjallë dhe mbahen të burgosur në mënyrë të padrejtë në burgjet greke.
Fatos Beqa ishte 25 vjeç kur mori rrugën e emigrimit, ndërsa gjyshja e tij, Shahija, në një rrëfim për Report Tv, sqaron se i vetmi institucion ku ajo shpreson për zbardhjen e kësaj tragjedie, është Ambasada Amerikane.
E moshura rrefen se do tentojnë të ngujohet në ambasadë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/a.m.
Shahije Beqa
Në muaj mars të 1996, 32 të rinj nga Dibra ishin nisur me gomone drejt shtetit italian, por që nga ajo ditë askush nuk di për fatin e tyre.