Të shtëna me armë zjarri janë regjsiruar meaditën e sotme në lagjen “Pjetër Budi” në qytetin e Burrelit. Sipas policisë të shtënat me armë janë regjistruar rreth orës 13:25. Disa të rinj kanë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të bordurës së tarracës së një palestre, në pronësi të B.S.
Sipas policisë, shkaku i këtij veprimi nuk ka lidhje me pronarin e palestrës, por dyshohet për një konflikt për motive banale të djalit të tij gjimnazist me disa bashkëmoshatarë. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale pasi është qëlluar në drejtim të tarracës së godinës. Policia po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e 5 të rinjve si të përfshirë në këtë ngjarje konkretisht A.P, A.P, A.K, E.K, dhe M.H.
ma.me