Pas miratimit nga Senati Italian i ligjit të ri që shtrëngon kushtet për zhvendosjen e kompanive call center në një territor jo të BE-së dhe rrezikut për mbylljen e këtij aktiviteti në Shqipëri, kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka zhvilluar sot një takim konsultues me drejtuesit e kësaj sipërmarrje.
Mësohet se ky takim po mbahet në kuadrin e konsultave për masat që mund të marrë Parlamenti shqiptar për të ndihmuar këto biznese. Këto ndryshime ligjore kanë alarmuar drejtuesit e kompanive shqiptare, që po lobojnë kundra tyre që nga muaji janar kur dhe ato janë hedhur në diskutim.Ndërkohë, në Shqipëri, deri në fund të vitit 2015 numëroheshin 847 kompani call center, me mbi 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave nga tatimet.
ma.me