I sheh ngado në rrugë, qendra tregtare, autobusë urbanë, të dalin në grupe, të ecin në paqe mes shqiptarëve, e të mos dëgjohet deri tani kurrgjë e keqe prej tyre dhe ndaj atyre.
Janë rreth 3000 muxhahedinë në Shqipëri, që banojnë në zona të përcaktuara për ta, ku kanë të siguruar gjithçka falas, banesën, ushqimin, e ku nuk u mungojnë as xhamitë për t’u falur.
Dallojnë prej veshjeve me ngjyra të errëta, shami në kokë gratë, e mustaqe burrat, duke e bërë më të larmishme pamjen e Tiranës, sadopak kozmopolite.
Por nuk duan të shfaqen në kamera, refuzojnë t’i përgjigjen, të japin sadopak detaje për vetveten, duke shfaqur frikë, frikë që vjen përtej shqiptarëve dhe Shqipërisë.
RTSH/d.i.