Bashkimi Evropian ka nisur një veprim ligjor kundër shtatë vende, duke përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë, për shkak se dështuan të zgjidhnin problemin e mashtrimit në testet të emisioneve nga makina, i njohur si rasti “Afera Volkswagen” pas skandalit të “Volkswagen”.
“Komisioni Evropian ka marrë masa ligjore “kundër shtatë shteteve anëtare, sepse ato kanë dështuar në përmbushjen e detyrimeve të tyre sipas ligjit të Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e Komisionit.
Gjermania, Britania, Spanja, Luksemburgu, janë akuzuar sepse kompania gjermane “Volkswagen” (VW) nuk ka saktësuar të njëjtin lloj të dënimit me atë me të cilin kompania ka hasur në Shtetet e Bashkuara për shkak të përdorimit të softuerit të paligjshëm për të maskuar dëmet, raporton agjencia e Reuters, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu nën hetim janë edhe Republika Çeke, Lituania dhe Greqia, sepse legjislacioni i tyre kombëtar nuk parashikon mundësinë e ndëshkimit të industrisë së automobilave evropian në rast të shkeljeve të mundshme.
Skandali shpërtheu në shtator 2015, kur VW pranoi se në 11 milionë makina janë instaluar software që reduktojnë emetimin e oksideve të azotit gjatë testeve laboratorike. (b.an)