Mario Balotelli ka shprehur dëshirën që një ditë të luajë për Arsenalin.Sulmuesi 26-vjeçar, që kaloi këtë verë te Nice pas largimit nga Liverpooli, thotë se mund të kthehet në Angli vetëm te Manchester City, ku ka luajtur më herët dhe te Arsenali, por kurrsesi te “Të Kuqtë”.
“Nëse do të kthehesha në Angli, sigurisht që s’do të kthehesha te Liverpooli sepse nuk u rehatova. Ekipi është i mirë dhe fansat të mahnitshëm, por kurrë s’do të kthehesha te Liverpooli.
Gjëja e parë që mendoj në Angli është Manchester City dhe më pas ekipi i dytë që gjithmonë më pëlqen është Arsenali.
Kjo nuk do të thotë se dua të shkoj atje – thjesht më pëlqejnë”, ka thënë ai për “Xinhua”.Balotelli ka shënuar gjashtë gola në gjashtë lojë sivjet për Nicen, përgatiti Koha. (b.an)