Me një këngë që mban titullin “Don’t go”, një shqiptar ka thyer të gjitha parashikimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arsyeja? Kënga i dedikohet Barack Obamës, Presidenti në largim i SHBA, i cili do të zëvendësohet në janar nga fituesi i zgjedhjeve të fundit, Donald Trump.
Kënga këndohet nga Jon Tarifa, një shqiptar që është rritur në SHBA, ndonëse për momentin jeton në Holandë. Kënga e tij është bërë aq e suksesshme sa ia ka kaluar edhe këngëtares me famë botërore, Sias në renditje. Po ashtu shqiptari ka lënë pas edhe John Legend dhe Nicky Minaj.
BW/d.i./