Niveli total i arkëtimeve (nga faturat dhe aktmarrëveshjet) për 10 muajt e vitit ka arritur në 50,6 miliardë lekë, rreth 2 miliardë lekë më shumë se plani paraprak, sipas burimeve zyrtare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Sipas OSHEE, treguesit e 10-mujorit të aktivitetit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike konfirmojnë ecurinë pozitive duke shprehur rritjen e nivelit të arkëtimeve totale.
Ecuri pozitive vazhdon të ketë edhe treguesi i nivelit të arkëtimit të faturave korente që, për këtë vit, ka arritur në 47,4 miliardë lekë, 1,4 miliardë më shume se e njëjta periudhë e vitit 2015.
Ecuria e arkëtimit për faturat e vitit 2016, e raportuar në ERE, ka arritur në 40,1 miliardë lekë. Arkëtimi për faturat e 2007-2015 ka arritur vlerën 9.2 miliardë lekë, duke përshirë vlerën e paguar në AKM, dhe arkëtimin e viteve pararendëse pa përfshirë kamatëvonesat.
Arkëtimi në përqindje i faturave të 10-mujorit për vitin 2016 arrin në 86.2% dhe jo 75% siç është shprehur, duke llogaritur tabelat e ERE-s, pasi kjo përqindje përllogaritet: arkëtimi për faturat 2016/(faturimin e 2016-faturimin e muajit) pra = 40,100,080 /( 51,365,834 – 4,834,628). Vlera e deklaruar 75% e faturimeve përfshin edhe faturimin e muajit koherent të raportimit, i cili arkëtohet në muajin pasardhës.
Gjatë 10-mujorit të 2016-s janë faturuar rreth 2.6 miliardë lekë më tepër se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, e cila reflektohet dhe në arkëtime të faturave të vitit, të cilat janë rreth 379 milionë lekë (2016/ 40,1 mld dhe 2015 / 39,7 miliardë).
Matja e performancës së arkëtimeve lidhet me arkëtimet totale, të cilat arrijnë në 49.2 miliardë lekë dhe faturimin 51.3 miliardë lekë, të cilat shprehen në realizim total për 10-mujorin 95.88%.
Mosarkëtimi vjen kryesisht nga norma e ulët e arkëtimeve në Sektorin Jobuxhetor ku:
Ujësjellës/kanalizimet
Ndriçimi publik
Zënë rreth 12% të mosarkëtimeve.
Monitor/d.i.