Drejtonin makinën e vjedhur me 200 km në orë për t’i shpëtuar policisë, pranga njërit prej shqiptarëve. Ngjarja është regjistruar në provincën e Breshias në Itali.
Mediat italiane raportojnë se i riu që drejtonte mjetin tip ‘Passat Wolkswagen’, që ishte vjedhur në Verona, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar për rreth 35 km, deri në Calcinato. Ndërkohë, në mjet ishte dhe një tjetër i ri shqiptar, i cili i shpëtoi policisë. Pas ndjekjes nga policia, dy shqiptarët braktisën automjetin dhe nisën të iknin në këmbë.
Policia arriti të kapte vetëm njërin prej tyre. Mësohet se 25-vjeçari, identitet i të cilit nuk dihet, tashmë në pranga, nuk është emër i panjohur për policinë shqiptare, pasi ka disa precedentë penale.
ma.me