Një rreshter ukrainase ka ngrirë për vdekje në pyll nga i ftohti në Ukrainë. Ai ka pritur gjatë dhe i sigurt, që herët a vonë do të mbërrinin, por asnjë nuk u paraqit. Kështu ka ndërruar jetë i ngrirë një ushtarak, pasi kolegët e tij kanë harruar ta zëvendësojnë në vendrojën, që ndodhej në një pyll. Trupi i tij i pajetë u gjend më 4 dhjetor nga njësitë separatiste ushtarake të Luganskut.
Ai e pa që zëvendësuesi i tij nuk po dukej, por nuk e braktisi vendin e punë, ku ka mbetur i ngrirë. Rreshteri u identifikua si D. Mischishin. Lajmi është konfirmuar edhe nga majori Andrej Marochko, siç raportojnë disa media. Djaloshi i ndjerë ka ndërruar jetë për shkak të hipotermisë.
ma.me