Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal për një 33-vjeçar nga Tropaja, i cili një ditë më parë ka sulmuar me thikë në rrugën “Fuat Toptani” ish-bashkëshorten dhe kunatin. Për pasojë, F.Ç e M.B, të dy 25-vjeçarë janë plagosur dhe janë shtruar menjëherë në spital, ndërsa tropojani arriti t’ja mbathë pa rënë në duart e policisë. Blutë e kryeqytetit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën ai kreu sulmin, dhe e kanë shpallur në kërkim.
ma.me