Pa kaluar 48 orë nga marrja e dosjes hetimore për Klement Balilin prokuroria e Krimeve të Rënda ka angazhuar 3 prokuror të cilët do të merren me ndjekjen e hetimeve si dhe procedurat e kërkimit të Balilit nga drejtësia shqiptare.
Burime nga akuza sqaruan se Balili tashmë është shpallur në kërkim për llogari të prokurorisë së krimeve të rënda me një mandate arresti të dhënë në mungesë ndaj tij nga pala greke, mandat ky i vlefshëm për territorin shqiptar.
Në rast prangosje në Shqipëri Balili do të gjykohet nga drejtësia Shqiptare pasi ekstradimi i tij është i pamundur në mungesë të marrëveshjes së ekstradimit ndërmjet dy vëndeve.
Të njëjta burime sqaruan se sëbashku me dosjen hetimore të Balilit ka mbërritur dhe të dhëna për pjestarët e dyshuar të grupit dhe sipas hetimeve të kryera nga pala greke rezulton se në këtë rrejt të trafikut të drogës ishin përfshirë 25 persona, Shqiptar, Grek, Bullgar, Italian, Serb dhe Maqedonas.
Për arrestimin e Balilit është angazhuar sektori i operacionalve në policin e shtetit i cili prej Majit ka kryer me dhjetra operacione por pa mundur të finalizojë me kapjen e ish zyrtarit të transporteve të Sarandës.
Por si do të gjykohet Balili nëse arrestohet nga policia shqiptare?
Sipas prokurorisë do të ndiqet e njëjta procedurë si me ish deputetin Mark Frroku ka dosja hetimore do të dërgohet në gjykatë dhe do të konvertohen nenet e kodit penal grek me ato shqiptar vetëm për masat e dënimit që do të aplikohen në rast fajësie.
Në rast se ai do të mund të shmang arrestimin atëherë pala Greke do të duhet të mbyll hetimet në Greqi për të dhe Klement Balili do të gjykohet në shqipëri në mungesë.
Operacionet dhe vendodhja e Balilit?
Referuar sistemit TIMS në pikat e kalimit kufitar Klement Balili rezulton se ndodhet në territorin shqiptar dhe ligjërisht ai nuk ka dalë jashtë vendit.
Prej 11 Maj 2016 në të dhënat e Balilit është shënuar me kartelë të kuqe, person i kërkuar dhe nëse paraqitet pranë pikës së kalimit kufitar dhe të njoftohet menjëherë drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit.
Për goditjen e rrjetit të trafikut që sipas autoriteteve Greke drejtohej nga Klement Balili konsideruar si “Eskobar i Ballkanit” u angazhua dhe departamenti i luftës ndaj drogës i shteteve të bashkuara DEA si dhe operacione u kryen njëkohësisht në Belgjikë, Greqi, Itali, Bullgari Maqedoni dhe Shqipëri.