Në Tiranë u inaugurua hapja e Zyrës Rajonale Rinore. Aktiviteti mbahet sot me 8 Dhjetor me rastin e ditës së Rinisë. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se nisma të tilla i shërbejnë bashkëpunimit midis vendeve dhe lënies pas të ndasive. Ai tha se sot Ballkani po përjeton një periudhë të re dhe nuk është më rajoni që cilësohej “fuçia e barutit’ e Evrpës.
“Ne mund të bëjmë së bashku pikërisht atë që francezët dhe gjermanët bënë për Evropën. Sigurisht që ne mund ta bëjmë këtë në shkallën e rajonit dhe nuk është pak. Ky është ai rajoni që quhej dhe mbeti për një kohë të gjatë fuçia e barutit të Evropës. Ky është rajoni ku plasi lufta e parë botërore dhe hendeqet për 1001 arsue kanë përcaktuar edhe raportet fqinjësore për shumë vite me radhë. Sot jemi në kontekst tjetër. Jemi në paqe pavarësisht se nuk jemi dakord me gjithçka midis njëri-tjetrit prandaj iniciativa të tilla janë përpjekje të duhura për ti dhënë kësaj paqeje cilësinë e një bashkëveprimi të qëndrueshëm në funksion të një ruge që për ne është e përcaktuar, rruga e BE. Kur të arrijmë shpresojmë t’ju gjejmë të gjithëve aty, që nga Franca që ka zgjedhjet vitin e ardhshëm”, tha Rama./a.m.