Lulzim Berisha është në liri. Madje vetëm pak orë më parë, është postuar edhe fotoja e tij e parë në rrjetin social Facebook.
I ashtuquajturi i forti i Bandës së Durrësit, u lirua ditën e djeshme, pasi gjykata argumentoi se ai mund të linte qelinë pas kërkesës së avokatit, nën argumentin e sëmundjes së rëndë. Kërkesa e Berishës, i cili qëndronte në qeli prej 10 vitesh, u bë nga avokati.
Sipas tij, klienti i tij kërkonte në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale lirimin e tij nga burgu. Pas hedhjes së shortit kërkesa u caktua të shqyrtohej nga gjykatës Tristan Hamitaj.
Sipas vetë trupit gjykues, Lulzim Berisha ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli”, raporton “Newsboomb”.
Ai u arrestua në prill të vitit 2006 dhe që nga ajo kohë ndodhej në burg deri dy ditë më parë. Ai ishte dënuar me 25 vite burgim me vendim të formës së prerë./a.,k