Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, kërkoi nga Rusia që të ndihmojë në uljen e tensioneve në Evropë.
Steinmeier takoi homologun rus, Sergei Lavrov, në prag të takimit të përfaqësuesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i cili nis sot në Hamburg.
Zyra e Steinmeierit tha se ministri gjerman i ka kërkuar Lavrovit më shumë bashkëpunim nga Moska, si dhe “armëpushim të menjëhershëm humanitar në Siri”.
Afro 50 ministra të Jashtëm do të ndjekin samitin dyditësh të OSBE-së, i cili pritet të dominiohet nga krizat në Siri dhe Ukrainë./REL/a.m.