Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka kërkuar që kompania ajrore Boeing të ndërpresë menjëherë ndërtimin e avionit të ri Air Force One.
Sipas Trump, avioni i ri për Presidentin e ardhshëm do të kushtojë shtrenjtë, plot 4 miliardë dollarë.
“Boeing po ndërton një aeroplan të ri 747 Air Force One për presidentët e ardhshëm, por shpenzimet janë jashtë kontrollit, më shumë se 4 miliardë dollarë. Ndërprisni porosinë!”, shkruan Donald Trump në Twitter.
Mesa duket synimi i manjatit eshte shkurtimi i shpenzimeve.
shqiptarja.com/d.i.